Vendimi drastik për ‘Coronavirusin’, dënim me vdekje për gjithë ata që fshehin simptomat e sëmundjes

merlin_168876363_1687c6a0-20be-4add-9679-957a9e8961a6-mobileMasterAt3x.jpg

Dënim me vdekje për gjithë ata që fshehin simptomat e virusit të rrezikshëm koronavirus, ose për gjithë ata që i manifestojnë, ndonëse jo totalisht.

Bëhet fjalë për një masë të ashpër penale, e cila shkon deri në dënim me vdekje.

Është kjo ajo që shkruan e përditshmja ‘Beijing Daily’, duke cituar një informacion të përhapur nga një gjykatë kineze.

Edhe fshehja e udhëtimeve të kryera në zonat e prekura, mund të cilësohet krim, nënvizon gjykata.

Çdo banor i cili provokon një përhapje të mëtejshme të koronavirusit, i njohur me emrin shkencor Covid-19, mund të akuzohet për vendosjen në rrezik të sigurisë publike.

“Në raste ekstreme, përgjegjësit mund të dënohen nga 10 vite burg, burgim të përjetshëm apo dënim me vdekje”, thotë ai.

Nga ana tjetër Komisioni Kinez i Shëndetësisë, lajmëroi ndalimin e udhëtimit në rrugë, tren apo avion për këdo që ka temperaturë apo simptoma të ngjashme me koronavirusin, në mënyrë që të kufizohet epidemia.

Autoritetet kineze kanë vendosur një periudhë karantine prej 14 ditësh në banesat e tyre apo në strukturat shëndetësore, për gjithë ata që kthehen në Pekin, pasi kanë qenë me pushime jashtë qytetit për disa ditë.

scroll to top