fbpx

Vendimi i Bashës për rikthimin në dialog për Zgjedhoren, Rama e përshëndet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas vendimit të Bashës për rikthimin në Reformën Zgjedhore.

“Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus”, shkruan Rama.