TË FUNDIT

Vendimi i GJKKO për çështjen “Gërdeci”, flet Zamira Durda: Djali im do ishte 21 vjeç sot, përse nuk jeton fëmija im?

Zamira Durda që humbi djalin e saj në tragjedinë e Gërdecit, ka bërë një reagim pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për të rihapur këtë dosje dhe për të rigjykuar ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Durda tha se është një lajm i mirë dhe se kërkon një vendim përfundimtar gjykate.

Është një hap i mirë, për të gjithë. Një lajm i mirë për të gjithë që të paktën të ketë një ndëshkueshmëri. I kam parashtruar të gjitha kërkesat e mia nëpërmjet avokatit edhe pse nuk isha e pranishme. Këtë kam pritur se për gjithë këtë kohë 14 vjet, kam qenë në të gjitha institucionet dhe shpresa e fundit ishte tek SPAK që unë vura në lëvizje SPAK. Kjo është ajo që prisja, rihapje dhe të ketë një vendim gjykate, a i fajshëm, a i pafajshëm se na bënin karshillëk gjatë gjithë kohës.

Ajo shtoi se djali i saj sot do ishte 21 vjeç, duke shtruar pyetjen se përse nuk jeton fëmija i saj?!

Gjithë këto kohë e kaluar me një dhimbje shumë të madhe e duke mos marrë dhe drejtësi dhimbja sa vjen e shtohet. Është dyfishuar dhimbja me mospasjen e drejtësisë. Djali im do ishte sot 21 vjeç, përse nuk jeton fëmija im. Kjo gjë më mundon nga dita në ditë, sa më shumë vite kalojnë dhimbja ime shtohet.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat