Vendimi i Gjykatës së Durrësit, Kryemadhi: Pavlefshmëri absolute

monika-kryemadhi.jpg

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ në lidhje me vendimin e Gjykatës së Durrësit, për mosdhënien e mandatit të kryebashkiakes kandidates socialiste, Valbona Sako.

“Nul! Pavlefshmëri absolute!Thjesht e saktë pa tambure politike. Vendimi i Gjykatës së Durrësit vetëm teknikisht tregoi se që në krye të herës, që në hapin e saj të parë procedural e administrativ, atë të regjistrimit të subjekteve zgjedhore KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike dhe gjithë veprimtaria e vendimmarrja e saj rezulton në shkelje të hapur të Kodit të Procedurave Administrative”, shkruan Kryemadhi.

Sipas saj, që pas këtij momenti çdo vendim i KQZ është nul.

Më tej, ajo shtron një pyetje për përgjegjësinë.

“E vetmja pyetje tani që mbetet të bëhet është: Kush do të mbajë përgjegjësi tani për të gjithë dëmin ekonomik, juridik, moral, të krijuar nga veprimtaria e paligjshme e KQZ? I bëj thirrje Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ”, përfundon kryetarja e LSI. /real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303