TË FUNDIT

Vendimi i Gjykatës së Lartë, flet avokati i Tahirit: Kërkojmë me insistim pafajësinë

Avokati i Saimir Tahirit Maksim Haxhia ka dalë para mediave pak pas vendimit të Gjykatës së Lartë duke deklaruar se kërkojnë me insistim pafajësinë.

‘Ishin më të gjera sesa vendimi i Gjykatës së Lartë. Gjykata e lartë nuk ka të drejtë të bëjë komente. Gjykata e Lartë u përqendrua vetëm në shkeljet e rënda proceduriale. Përfundimisht vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit. E ktheu çështjen në po të njëjtën gjykatë, por me trupë tjetër gjykuese. Ne jemi në insistimin tonë, kërkojmë pafajësi. Në tre pika kryesore Gjykata e lartë përmendi shkeljet, në gjykim në Apel kanë marrë pjesë gjyqtarë që kanë cenuar paanshmëri, pasi kanë shfaqur mendim dhe kanë dhënë vendim me fakte të lidhura dhe nuk u shkëputen nga interpretimi fakteve.’- tha Haxhia.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat