fbpx

Vendimi i Metës për zgjedhjet/ Ish-ministri: E sforcuar, por gjëja e duhur

Manjani.jpg

 

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një postim në Facebook, shkruan se vendimi i Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar dekretin për zgjedhjet e 30 Qershorit është gjëja e duhur. Manjani thotë se Presidenti, si përfaqësues i unitetit të popullit, s’mund të lejojë përçarje. Nga ana tjetër ai komenton dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama që këmbëngul se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 Qershor.

“E sforcuar por gjëja e duhur, ishte zgjidhja që dha më në fund Presidenti i Republikës. Ka ndodhur dhe më parë ç’dekretimi i datës së zgjedhjeve, por në kuadër të një proçesi politik. Ndaj them ‘e sforcuar’. Por absolutisht gjëja e duhur. Nuk mund të zbatohej një dekret për mbajtje zgjedhjesh, pa zgjedhje. Nga ana tjetër, Presidenti është përfaqësues i unitetit të popullit dhe smund të lejojë që ngjarjet e dekretuara prej tij të çojnë në përçarje. Tani është momenti të fillojnë konsultimet për një datë të re. Shpresoj që këto konsultime të prodhojnë dhe dialogun e munguar.

Deklaratat e tjera kërcënuese të tipit që “ne do i bëjmë zgjedhjet edhe pa dekret”, shpresoj të jenë ende të nxituara…. Ende më ngjajnë si thirrja që ju bëri policëve në 2017 hiqini kapelet e bëni fushatë për PS… Shpresoj vërtetë të jenë të nxituara për konsum militantësh… Ende nuk e mendoj dot Kryeministrin si Puçist…”, shkruan Manjani.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303