Vendimi i papritur i Peter Cech, la futbollin për një tjetër sport

Majin e kaluar, Petr Cech vari dorezat në gozhdë, pas një karriere të gjerë si portier.

E nisi karrierën në Çeki te Bisany, për ta vijuar te Sparta në Pragës, më pas te Rennes në Francë, për të kapur majën në Angli te Chelsea dhe Arsenali. Portieri çek, fitues i katër titujve kampion në Premier League, katër FA Cup, një Europa League dhe dy Community Shield me “blutë”, si dhe i një FA Cup dhe një Comunity Shield me “Topçinjtë” (është shpallur katër herë portieri më i mirë në Angli) hoqi dorë nga futbolli në moshën 36-vjeçare.

Ai mbylli një fazë dhe tani ka hapur një tjetër … duke luajtur në hokej mbi akull! Për befasinë e të gjithëve ka nënshkruar me skuadrën angleze Guildford Phoenix.

“Jam i lumtur që më është është dhënë kjo mundësi. Shpresoj ta ndihmoj këtë ekip të ri për të arritur objektivat. Pas 20 vitesh si futbollist profesionist, do të jetë një përvojë e mrekullueshme të luaj një sport që unë kam dashur ta shoh dhe ta praktikoj që fëmijë,” – tha Cech pasi bëri zyrtar nënshkrimin për Guildford Phoenix, klub me të cilin mund të debutonte këtë fundjavë.”