Vendimi i Presidentit, Ilir Meta kthen një tjetër ligj

Meta-deklarata-14-768x512.jpeg

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dekretuar sot kthimin e një tjetër ligji për rishqyrtim në Kuvend. Sipas arsyetimit të Presidenti ligji për “Përmirësimin e Zonave të Biznesit” (BID), një risi inovatore që ka për qëllim të përcaktojë zona të veçanta ku bizneset vetëorganizohen, me synimin për një menaxhim më cilësor të zonës në lidhje me shërbimet publike bazë të ofruara dhe për shërbime shtesë që mundësohen nga ky vetëorganizim, shkel parimet kryesore kushtetuese.

Por sipas Metës, “ky akt i ri ligjor, përveç se shkel nenit 11, 41, dhe 155 të Kushtetutës, në disa nene të tij njëkohësisht, përmban parashikime që bien ndesh me legjislacionin aktual në fuqi, duke mosrespektuar për pasojë edhe nenin 116 të Kushtetutës që përcakton hierarkinë e akteve në Republikën e Shqipërisë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303