fbpx

Vendimi i Shqipërisë për 5G, reagon ambasadorja Yuri kim

Yuri-Kim-1100x620.jpg

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përgëzuar vendimin e Shqipërisë  për t’u bërë pjesë e asaj që njihet si “The Clean Netëork” (Rrjeti i Pastër), iniciativa që bashkon SHBA me më shumë se 30 vende të ndryshme me synim mbrojtjen e rrjeteve të tyre 5G nga faktorë risku që mund të jenë kërcënim për privatësinë e të dhënave.

“Krenare që shoh Shqipërinë dhe të tjerët t’i bashkohen projektit amerikan Rrjeti i Pastër për të mbrojtur rrjetin 5G. Është një vendim strategjik i rëndësishëm për të mbrojtur një infrastrukturë aq kritike”, thuhet në postimin e ambasadores në rrjetet sociale.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303