fbpx

Vendimi/ Kosova në alarm, rikthehen masat ekstreme ndaj COVID-19

Ashtu siç edhe ekzistonte frika në Kosovë tashmë janë rikthyer masat ekstreme për shkak të situatës së rëndë.

Masat e reja u prezantuan nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Ai ka thënë se që në mbledhjen e qeverisë që do të mbahet sonte do të vendoset që në qytetet ku ka numër të madh të personave të infektuar do të kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

“Në qytetet ku ka numër te madh do të kufizohet plotësisht lëvizja. Nga Sonte në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri. Do te kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Do të përcjellim pastaj lëvizjet e numrave me infektime.

Sa i përket bizneseve. Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe take aëay”, ka thënë Hoti.