Vendimi për maskat, reagon epidemiologu, nxjerr ‘blof’ Ministrinë: Vetëm kështu mund të ruhemi…

ilir.png

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për mbajtjen e maskave duke thënë se duke u bazuar në një studim të fundit nga CDC thekson se mbajtja e maskës nuk na ndihmon që të shmangim riskun e infektimit nga Covid.

Pyetjes së gazetares se sa të mbrojtur do të jemi tashmë me vendimin e qeverisë për maskën me detyrim, mjeku është përgjigjur se nuk është maska ajo që ne duhet ti besojmë shëndetin, por tre elementët për të cilët ne duhet të fokusohemi janë distancimi social, higjiena dhe shmangia e grumbullimeve.

“Është e rëndësishme se çfarë do të vendoset saktësisht në lidhje me mbajtjen me detyrim maskën. Ne duhet të ndajmë detyrat dhe të drejtat, mjekësia ka për detyrë të tregojë se çfarë thotë evidenca. Autoritetet duhet që të marrin informacionet dhe të bëjnë krahasimet e duhura në lidhje me një tezë të caktuar. Detyra ime është që të shikoj evidencat dhe deri më tani kemi shumë shtete që kanë informacione të ndryshme të mbajtjes së maskave siç është sa më në Jug të Evropës janë më të përdorshme, dhe siç është në Itali dhe ne duket se po e ndjekim hap pas hapi nga pas dhe pse nuk ishte studenti më i mirë në këtë situatë por ne po kopjojmë nga ajo.

Veriu i Evropës ka një shtet publik më të fuqishëm, jugu i Evropës ka investuar më shumë në spitale, por problemet më të mëdha i ka Italia dhe Spanja, dhe po marr SHBA që ka një tjetër rregull për përdorimin e maskave ku në publikimin e fundit të CDC ku është bërë në studim rezulton se maska nuk ka një diferencë statistikore ndaç ke apo jo maskë risku për tu prekur nga Covid është i madh dhe risku më i madh është në Restorante dhe në kafene, ne vendin tonë unë do të shtoja edhe transporti publik si një ndër elementët me rrezikshmëri të lartë.

Maska është një element mbrojtës dhe nëse të gjithë rëndësinë e shëndetit ja kemi lënë saj është gabim, kyçe për tu mbrojtur është grumbullimi, distancimi social dhe higjiena. Diferenca mes përdorimit të maskës është e rëndësishme disa maska të certifikuara. Nëse unë do jem i sëmurë dhe kam një maskë mjekësore atëherë jam mbrojtës për të tjerët, që të mbrojmë një tjetër nga sëmundja, maskat duhet të jenë një përdorimshme dhe nuk duhet të preket kurrë me duar, dhe pas kësaj të hidhet në kosh dhe të disinfektohen duart”, është shprehur mjeku.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303