fbpx

Vendimi për shembjen e Teatrit/ Kryemadhi denoncon: Është falsifikuar dokumenti, nuk ka…

Pas vendimit daljes së dokumentit ku thuhet se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka marrë vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, ka reaguar ashpër edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Kryemadhi u shpreh se sot është kryer një falsifikim, pasi nuk ka pasur një mbledhje të Këshillit Bashkiak.

“Shkresa ka rrjedhur nga socialistë të ndershëm. Vendimi është firmosur pa u mbledhur Këshilli Bashkiak dhe ka pasur një falsifikim.

Është një falsifikim i opinionit publik. Mua ka kanë thonë socialistët, sepse nuk mund të mbajnë këtë barrë mbi supe. Merrni kryetarin e Këshilllit Bashkiak dhe pyeteni, merrni dhe prokurorinë”, u shpreh Kryemadhi.