fbpx

Vendimi për shembjen e TK, reagon Ambasada Britanike në Tiranë

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Ambasada e Britanisë së Madhe thekson se mbështet thirrjen e Komisioneres Mariya Gabriel për dialog nga të gjitha palët, sidomos në këtë kohë të trazuar nga pandemia.

“Mbështesim thirrjen e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel për dialog dhe për të gjitha palët e përfshira që të japin kohën dhe hapësirën që të mund të realizohet në mënyrë kuptimplotë. Dialogu nuk është kurrë i pavlerë, veçanërisht në këto kohë të trazuara”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike.