fbpx

Vendimi për shembjen e TK, reagon Robert Ndrenika: Ja për çfarë e kam vënë firmën

robert-ndrenika-1-e1537256169551.jpg

Aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika ka reaguar në lidhje me vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai është shprehur se nuk është bërë pjesë e ndonjë peticioni për shembjen e godinës. Ndrenika tha për TVT se nuk ka firmosur asnjë peticion, por kishte shprehur vullnetin për ngritjen e një teatri të ri.

“S’është për shembjen e Teatrit, e ke gabim. Unë kam vënë një firmë se dua të ndërtohet një teatër i ri bashkëkohor,(në vend të atij që është) mirë mbase gjejnë një vend më të mirë e ta bëjnë atje, si të doni”, tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303