33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Vendimi për Tahirin/PD: Çdo gjë sipas skenarit!

spot_img

Partia Demokratike thotë se Saimir Tahiri do t’i shpëtojë drejtësisë. Sipas deputetit demokrat, Flamur Noka, kjo do të ndodhë sa për shkak të gjendjes së drejtësisë në vend por edhe presionit të Tahirit.

Sa herë që Saimir Tahiri ka një hall me gjykatat dhe prokurorinë, sistemi i ri i drejtësisë provon se është plotësisht në shërbim të tij. Partia Demokratike ka paralajmëruar se Saimir Tahiri do të shfajësohet nga akuza për trafik droge dhe këtij skenari i shërbeu edhe vendimi i sotëm për të ndërprerë praktikisht hetimet e prokurorisë për Saimir Tahirin. Fillimisht, Edi Rama përdori parlamentin për të penguar hetimet e grupit të prokurorëve, duke mos dhënë autorizimin për arrestimin e Ministrit të Brendshëm. Pastaj, përdori Arta Markun për të shpërbërë grupin e prokurorëve, siç u faktua, në kundërshtim me ligjin“, u shpreh Noka./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat