fbpx

Vendimi/ Plagosi fqinjin në sy të fëmijëve, zbardhet dëshmia e autorit: Doja vetëm ta trembja

gjykata-lezhe-744x450.png

Është marrë vendimi nga Gjykata e Lezhës për Gjergj Gjinin. Ai është lënë në burg pasi plagosi me armë zjarri Hilë Gjinin, në sy të fëmijëve vetëm pak ditë më parë.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, 69-vjeçari mësohet të ketë thënë se ka pasur konflikte të vazhdueshme me Hilë Gjinin, por i kishte zënë pritë për ta trembur, pa pasur qëllim që të qëllonte me armë ndaj tij.

Ndërsa avokati i 69-vjeçarit Petrit Mhilli kërkoi një mase më të butë ndaj klientit të tij me pretendimin se ka probleme shëndetësore me zemrën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303