Vendimi, Skënderbeu mbërrin në Tuzin e shqiptarëve

download-18.png

Skënderbeu është figura më përbashkuese e kombit tonë dhe në ccdo trevë shqiptare nderohet e kujtohet.

Një vendim shumë i drejtë është marrë kohët e fundit dhe do ta ccojë bustin e heroit tonë kombëtar të ngrihet së shpejti në Zatrijepqe të komunës së Tuzit, jo larg kryeqytetit malazez të Podgoricës.

Busti do vihet përballë shkollës fillore që mban emrin e tij.

Lajmin e ka dhënë Nike Gjeloshaj, kryetar Alternativës Shqiptare, parti në Mal të Zi.

“Pas angazhimeve të shumta, duke filluar procedurat në komunën e Podgoricës, dokumentacioni u transferua në komunën e Tuzit. Kjo nismë ka marrë mbështetjen e shumicës në kuvendin komunal në Tuz,” ka shtuar z.Gjeloshaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303