fbpx

“Vendosëm sot në Turqi disa piketa…”! Rama takim me presidentin e Azerbajxhanit, zbardhen detajet

ramaaa-638x450.jpg

Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e  sotme presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aljev, ku kanë diskutuar për një mori çështjesh.

Bëhet me dije se Rama dhe Aljev kanë vendosur disa piketa për sektorët e energjisë dhe turizmit.

Ky lajm u bë i ditur nga vetë kryeministri Rama, me anë të një postimi në Facebook.

Mesazhi i Ramës:

Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit💥🌊

(Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidetin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303