‘Venecia’ për Metën, Ngjela: Sot Shqipëria hyri në pragun e një epoke të re

ngjela-meta-1-768x433.jpg

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me vendimin e ‘Venecias’ lidhur me shkeljen e Kushtetutës nga ana e presidentit Meta.

“Pikërisht për këtë fakt, na duhet të pranojmë se, në këto çaste historike, vetë historia e shtetit shqiptar hyri në pragun e një epoke të re: në kohën e ndëshkimit të keqbërësve të shtetit shqiptar dhe të vetë shqiptarëve”, shkruan ndër të tjera Ngjela.

POSTIMI I PLOTË I SPARTAK NGJELËS:

Sot Shqipëria hyri në pragun e një epoke të re.

Komisioni i Venecias dërgoi dje vendimin paraprak me gjykimin e shkeljes së kushtetutës nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Shqiptarët panë në këtë rast se historia e tyre po hyn në rrjedhën e ligjit dhe të ndëshkimit të figurave politike.

Është shkarkimi i Presidentit të Republikës. Rasti i parë në historinë e Shqipërisë. Por mund të vijë edhe dënimi penal i këtij Presidenti nga Gjykata Kushtetuese.

Duhet të theksohet se, për shqiptarët, në 100 vjet, ky është rasti i parë historik i penalizimit të një presidenti në detyrë, i cili pati cilësim dhe analizë juridike nga një institucion juridik prestigjoz ndërkombëtar.

Pikërisht për këtë fakt, na duhet të pranojmë se, në këto çaste historike, vetë historia e shtetit shqiptar hyri në pragun e një epoke të re: në kohën e ndëshkimit të keqbërësve të shtetit shqiptar dhe të vetë shqiptarëve.

Ky prag do të quhet: kalimi, nga ndëshkimi i Gjykatës së re Kushtetuese kundër Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në hetimin dhe në akuzat që do të fillojnë të ngrihen kundër korrupsionit të lartë politik dhe të krimit të organizuar në Shqipëri.

Sot duhet të themi që çlirimi i shqiptarëve ka filluar si proces që do të vijojë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303