Venecia përballet më një valë të dytë përmbytje, 70% e qytetit nën ujë

Venecia e përmbytur u godit nga një tjetër baticë me nivele jashtëzakonisht të larta uji, vetëm disa ditë pasi qyteti përjetoi përmbytjen më të keqe të më shumë se 50 viteve.

Sheshi i famshëm i San Markut , sipas Reuters, u zhyt nën ujë dhe u mbyll për turistët, ndërsa dyqanet dhe hotelet u fundosën dhe njëherë nga ujërat që shtoheshin duke sjellë një problem tjetër në qytetin e brishtë.

Autoritetet vendore thanë se këtë radhë niveli i ujit arriti në 154 cm, pak më poshtë se ç’pritej dhe dukshëm më ulët se 187 cm që kapi të martën – vala e dytë më e lartë që ishte regjistruar në Venecia.

Megjithatë, kjo e sotmja mjaftoi që të përmbysë 70% të qytetit. Vendi që u përball me një tjetër operacion pastrimi në shkallë të gjerë.

“Ne kemi qenë në këtë gjendje emergjence prej ditësh dhe nuk po durojmë dot më,” tha një banor i Venecias, Nava Naccara.

Qeveria italiane deklaroi një gjendje emergjence për Venecian të martën duke akorduar 20 milionë për të zgjidhur dëmet emergjente./real-news.tv/