Venecia/ Përmbytet bazilika e “Shën Markut”

Venecia po përballet me përmbytjen më të madhe që ka ndodhur në këto 50 vitet e fundit me ujin që ka arritur në nivelin1.87 metra.

Shirat e rrëmbyeshë që përfshinë qytetin prej të martës pasdite, kanë përmbytur edhe Bazilikën e Shën Markut.

Kjo është hera e 6-të që bazilika përmbytet në 1200 vjet.

Një anëtar i këshillit kishtar tha se, nga të 6-të përmbytjet, katër kishin ndodhur vetëm në 20 vitet e fundit.

Autoritetet flasin për përmbytjen më të madhe në 50 vite. Rekordi i mëparshëm ishte në vitin 1966, kur ujërat arritën në lartësinë e 1.98 metra. Sipas agjencisë ANSA sot, një përmbytje e re pritet edhe në ditët në vazhdim.

Kryebashkiaku i Venecias ka fajësuar ndryshimet klimatike për përmbytjet dhe i ka kërkuar qeverisë të marrë masa.