Venecia përmbytet për herë të tretë brenda pak ditësh

venice-floods-1-1.jpg

Venecia u përball me përmbytjen e tretë të madhe në më pak se një javë, ndërsa shiu thuajse gjunjëzoi pjesën tjetër të Italisë me paralajmërime për motin të lëshuara në Firence dhe Piza.

Niveli i ujit në Venecia arriti 150 centimetra, e ndonëse më i ulët se ai i regjistruar të martën, 187 centimetra, ishte sërish i rrezikshëm.

Në ditët në vijim, niveli i ujit në qytetin mbi lagunë pritet të qëndrojë në një maksimum prej 110 cm, çka do ti japë autoriteteve dhe qytetarëve mundësinë për të vlerësuar dëmet.

Sheshi ikonik i Venecias, Shën Marku, u mbyll për shkak të përmbytjeve.

Kryebashkiaku, Luigi Brignaro, ka fajësuar ndryshimet klimatike për përmbytjet dhe i ka kërkuar qeverisë të marrë masa emergjente.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303