Venecia ‘rrëzon’ PD për Vettingun në Politikë

1544011114_1544010994KomisioniiVeneciasok.jpg

Komisioni i Venecias ka rrëzuar kërkesën e PD-në për Vettingun në Politikë.

Opinioni i klasifikuar kofidencial i ‘Venecias’ përmban 20 faqe ku edhe sugjerohet një zgjidhje alternative për Vettingun.

Mbërritjen e draftit e ka njoftuar vetë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjatë mbledhjes së Këshillit Legjislativ.

Drafti, sipas Ruçit, do t’u ofrohet grupeve parlamentare të partive.

Konkluzioni i Komisionit të Venecias lidhur me projektligjin është se projekt propozimi kushtetues nuk arrin që të ofrojë udhëzime të përshtatshme.

Drafti nuk është i qartë kërkohen mekanizma të tjerë ligurore, duhen mekanizma sigurues. Vettingu në politikë është kompleks dhe sensitiv. Propozimi i PD-së mund të përdoret njëanësisht politikisht dhe në një mënyrë albitrare.

Votimi i këtij projektligji do të bëhet më datë 14 dhjetor në Komisionin e Venecias ku edhe do të jenë të pranishëm 4 deputetë të PS, 2 të PD dhe 1 nga LSI.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303