fbpx

Venecia shprehet për 30 Qershorin

5FC9D85B-B73A-4CA3-B4BF-57746F3F8D10.jpeg

Komisioni i Venecias do të publikojë të enjten më 14 Tetor opinionin në lidhje me kompetencën e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për të shqyrtuar vlefshmërinë e procesit zgjedhor të 30 Qershorit 2019.

Në Korrik të këtij viti, Gjykata Kushtetuese i drejtoi tre pyetje Komisionit të Venecias, së pari në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjeve lokale. Gjithashtu gjykata pyeti se cili parim kushtetues mbizotëron: Periodiciteti i zgjedhjeve apo pluralizmi politik? Dhe së treti, a është cenuar nga sjellja e autoriteteve dhe e partive politike, e drejta e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje?

Advertisement

Zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019 që u mbajtën pa pjesëmarrjen e opozitës prodhuan një shumicë socialiste në krye të bashkive të vendit.

Çështja e vlefshmërisë së zgjedhjeve u dërgua në Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, e drejtuar nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila kërkon shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303