fbpx

Venezia “zbarkon” në Tiranë, diskutohet shkarkimi i Metës dhe 30 qershori

Komisioni-i-Venecias-ok.jpg

Një delegacion faktmbledhës për të kuptuar dhe më pas përgatitur opinionin për Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të dërgohet në Tiranë  nga Komisioni i Venecias.

Gjatë takimeve me palët e përfshira në këtë proces, delegacioni  do të kërkojë  më shumë sqarime për të formuar një opinion të plotë mbi 8 pyetjet e drejtuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Mazhoranca kërkon shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pasi sipas saj me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ka shkelur Kushtetutën dhe ka cenuar sovranitetin e popullit dhe Kuvendit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303