29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Venezuela nuk pranon ndihma nga Kolumbia

spot_img

Kamionët e parë me ndihma humanitare kanë mbërritur në kufirin e Venezuelës me Kolumbinë, por nuk janë lejuar të hyjnë në vendin e varfër, ku nevoja për ushqime e ilaçe është e madhe. Arsyetimi i dhënë nga qeveria e Nicolas Maduros për këtë bllokim është se “venezuelasit nuk janë lypës”.

Refuzimin e ndihmës, Maduro e ka argumentuar ndërkohë edhe me faktin që ajo, siç pretendon udhëheqësi venezuelas, mund t’i hapë rrugën ndërhyrjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara për rrëzimin e tij nga posti. “Askush nuk ka për të hyrë në vend, asnjë ushtar pushtues”, ishin fjalët e Maduros. Thirrjet e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, për të hapur urën e për të lejuar kamionët të mbërrijnë te njerëzit që po vdesin urie, kanë rënë në vesh të shurdhër, ashtu si dhe alarmi i dhënë nga udhëheqësi opozitar, Juan Guaido, i vetëshpallur presidenti i përkohshëm, që thotë se shumë venezuelas rrezikojnë jetën pa ndihmë ndërkombëtare.

Kamionët po ruhen aktualisht nga trupat ushtarake venezuelase. Maduro vazhdon ta mohojë ekzistencën e një krize humanitare në Venezuelë, në një kohë kur vendi vuan prej vitesh pasojat e rrënimit të ekonomisë, inflacionit të lartë dhe mungesës së artikujve bazë në treg, si ushqimet e medikamentet. Miliona venezuelas janë larguar që prej vitit 2015 dhe gati 800 mijë prej tyre kanë përfunduar në Kolumbi./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat