fbpx

Venezuela/ Opozita dhe qeveria vijojnë bisedimet në Barbados

venezuela-2.jpg

Opozita e Venezuelës ka njoftuar se do të kthehet në Barbados për të vazhduar bisedimet me qeverinë e presidentit Nikolas Maduro, me qëllim që të zgjidhet kriza politike në vend.

Të dyja palët janë mbledhur javën e kaluar në Barbados, ku biseduan nën kryesimin e Norvegjisë, por të enjten u kthyen pa njoftuar për atë që është dakorduar.

Ekipi i liderit të opozitës Huan Guaido për marrëdhënie me opinionin, në Twitter njoftoi se delegacioni kthehet “që të arrijë ndryshimin i cili mund t’i japë fund vuajtjeve të Venezuelës”.

Venezuela është përfshirë nga krizë politike dhe ekonomike, mungesa e energjisë elektrike dhe nevojave bazë. Guaido  në janar u vetëshpall president i vendit dhe është njohur nga SHBA-ja dhe mbi pesëdhjetë vende, ndërsa Maduron e mbështesin Rusia dhe Kina.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303