fbpx

Venezuelë, Guaido bën thirrje për protesta të reja kundër Maduros

guaido-2.jpg

Udhëheqësi i opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, ka bërë thirrje për një protestë mbarëkombëtare të shtunën kundër arrestimit të zëvendësit të tij opozitar.

Në një konferencë për media në Caracas, Guaido tha se do të mbahen protesta në të gjithë vendin.

“Ne po luftojmë kundër një regjimi që armatoste grupet paraushtarake, por kjo nuk do të na ndalojë. Ne do të mbajmë protesta në të gjithë vendin”.

Nënkryetar i Asamblesë Kombëtare të kontrolluar nga opozita, Edgar Zambrano, u arrestua të mërkurën nga Shërbimi Informativ Kombëtar Bolivarian i Venezuelës (SEBIN) për mbështetje të përpjekjes së dështuar për grusht shteti javën e kaluar kundër presidentit Nicolas Maduro.

Asambleja Kombëtare, e udhëhequr nga kreu i opozitës, Guaido, kritikoi vendimi e gjykatës, duke theksuar se asnjë nuk do të ndalojë opozitën në arritjen e zgjedhjeve të lira.

Ndërsa ka dënuar arrestimin e nënkryetarit të Asamblesë Kombëtare, Guaido deklaroi ditën e djeshme se Maduro nuk e arreston atë pasi është i frikësuar nga reagimi ndërkombëtar./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303