33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Venezuelë, Guaido zhvillon bisedime me ushtrinë

spot_img

Udhëheqësi i opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, thotë se ka mbajtur takime sekrete me ushtrinë me qëllimin që të fitojë mbështetje për rrëzimin e presidentit Nicolas Maduro.

Guaido u vetëshpall president i përkohshëm më parë gjatë këtij muaji dhe u njoh menjëherë nga SHBA-të dhe disa vende të Amerikës Latine.

Fuqitë e mëdha Rusia dhe Kina e mbështesin Maduron, ndërsa mbështetja ushtarake shihet si vendimtare për mbajtjen e tij në pushtet.

Kriza në Venezuelë erdhi pasi Maduro nisi mandatin e dytë pas zjedhjeve të diskutueshme. Shumë kandidatë të opozitës u ndaluan të kandidonin ose ishin burgosur.

Rreth tre milionë njerëz janë larguar nga Venezuela pas problemeve ekonomike dhe ka pasur një rritje të dhunës gjatë javëve të fundit./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat