fbpx

Venezuelë, kërkohet të hiqet imuniteti i liderit të opozitës Juan Guaido

guaidoooo.jpg

Kryetari i Gjykatës së Lartë në Venezuelë u ka kërkuar ligjvënësve të atij vendi që t’i heqin imunitetin parlamentar udhëheqësit të opozitës Juan Guaido.

Gjykatësi Maikel Moreno akuzoi Guaidon se ka shkelur një vendim të Gjykatës së Lartë për të mos u larguar nga vendi, ndërsa ai vizitoi disa vende të Amerikës së Jugut për të konsoliduar mbështetjen rajonale, ndërsa kërkon të rrëzojë Presidentin Nicolas Maduro.

Duke folur për mbështetësit të hënën, Guaido tha se ai nuk i druhet arrestimit ndërsa vuri në lojë përpjekjet e qeverisë për ta diskredituar atë.

“Një grup i vogël njerëzish të dhunshëm duan të ngjallin frikën mes nesh. Pavarësisht kërcënimeve nga Gjykata e Lartë, unë jam këtu me ju. Jemi në një rrugë të qartë për t’i dhënë fund uzurpimit, për një qeveri

Në muajin janar, Guaido u vetë shpall si presidenti i përkohshëm i vendit, duke argumentuar se rizgjedhja e Maduros në vitin 2018 ishte e paligjshme.

Guaido është njohur si udhëheqës legjitim i Venezuelës nga Shtetet e Bashkuara dhe 50 vende të tjera./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303