33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Venezuelën e mbulon errësira

spot_img

Pjesa më e madhe e Venezuelës është përballur me ndërprerje të energjisë elektrike të enjten mbrëma.

Kjo ndërprerje ka prekur pjesën më të madhe të Karakasit, duke e mbuluar kryeqytetin e Venezuelës në të zezë, në kohën kur trafiku ka pasur më së shumti ngarkesë.

Qeveria e presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro ka fajësuar opozitën duke i akuzuar për neglizhim të punëve.

Mirëpo Guaido ka thënë se ndërprerja e energjisë ka qenë rezultat i “kaosit, shqetësimit dhe zemërimit” si dhe “paefektshmërisë së uzurpatorit”.

“Drita do të kthehet kur Maduro të largohet nga pushteti”, ka thënë ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po ashtu ka reaguar pas këtyre ngjarjeve duke fajësuar “regjimin e Maduros për paefektshmëri”.

“Pa ushqim. Pa ilaçe. Tani edhe pa energji elektrike. Në të ardhmen edhe pa Maduron”, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter.

Si pasojë e kësaj gjendjeje, rrugët janë mbushur me njerëz në Karakas. Shumë persona kanë thënë se do t’iu duhet të ecin në këmbë me orë të tëra, pasi sistemi i metrove nuk ka funksionuar dhe autobusët kanë qenë plot.

“Personi përgjegjës për këtë është Nicolas Maduro”, ka thënë banori, Pedro Fernandez.

Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar edhe probleme në aeroportin kryesor në Karakas./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat