18.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

Vepra monumentale e Helidon Xhixhës, “Dy piramida të çrregullta”për Tiranën

spot_img

Veprat e tij monumentale sot ekspozohen në mbarë arenën ndërkombëtare. Ato dallojnë veçmas për çelikun inoks, që e bën edhe më të veçantë në stilin e tij. Bëhet fjalë për artistin e njohur Helidon Xhixhën, i cili kësaj here i inspiruar nga Tirana sjell veprën-monumentale më të re në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, “Dy piramida të ç’rregulla”.

Sipas përshkrimit të veprës, Tirana sot është bërë simbol i Shqipërisë së re, me një fluks projektesh të reja të shkëlqyera arkitektonike, qendra kulturore historike që ngjallin interes dhe hapësira dedikuar artit dhe edukimit. Falë kryebashkiakut të këtij qyteti të mrekullueshëm janë të shumtë ata që e shikojnë Shqipërinë, si destinacionin e ardhshëm turistik në botë.

Skulptura dëshiron të shprehë pikërisht këtë rilindje që është projektuar, si dy piramida të çrregullta, të balancuara me kujdes njëra mbi tjetrën, që pasqyrojnë dy qasje të ndryshme, të dyja të domosdoshme për të bashkëjetuar në një shoqëri që do të bëjë përpara në një botë ku vetë populli i tij dhe kulturat e ndryshme që përfaqësojnë janë shumë të lidhura.

Piramida e parë është thelbi instiktiv dhe shpirtëror i njerëzimit. Është realizuar me majën të drejtuar poshtë, ku ëndrrat dhe vlerat pozitive janë të predispozuara në nivelin më të lartë dhe të përhapura poshtë, drejt një kanali të vetëm komunikimi, të elaboruar me kujdes, ose shpirti, ende thelbësor “i transmetuar” në natyrë.

Kjo lloj qasje merr zakonisht forcën e saj lëvizëse qoftë nga vlerat njerëzore, qoftë nga besimet e zakonshme, duke u mbështetur në to dhe duke kërkuar të gjendet mënyra korrekte për t’u komunikuar të gjithëve në një farë mase, çdo gjë.

Piramida e dytë është bota, siç është e perceptuar dhe e jetuar nga vetë banorët, nga njerëzit që përdorin “shërbimet” e saj, dhe është e pozicionuar në mënyrë të natyrshme nga poshtë lart. Është edhe më e madhe, natyrisht, është ndërtuar nga një rrjet komplekse diskutimesh, lidhjesh dhe bashkëveprimesh. Kjo piramidë e dytë ekziston në mënyrë të pavarur nga çdo aksion apo ndërhyje, sepse është një zhvillim natyral i ndërveprimeve dhe lidhjeve njerëzore.

Por, nuk është hera e parë, që veprat e Helidon Xhixhës ekspozohen në Tiranë.

Në vitin 2012 Xhixha dhuroi, për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë tri vepra, të cilat janë ekspozuar në ambientet e Presidencës.

Helidon Xhixha (1970) ka lind në Durrës. I rritur në një familje artistësh, në studion e të atit, Sali Xhixha, nisi të trashëgojë pasionin e tij për artin. Pasi nisi Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë u transferua në Itali, ku ndoqi edhe Akaedminë e Arteve të Bukura në Brera.

Ka marrë pjesë, duke përfaqësuar Sirinë në Bienalen e Venecias, në Itali, në Bienalen e Dizajnit në Londër është vlerësuar me çmim, por veprat e tij janë ekspozuar edhe në Amerikë, Dubai, Gjermani, Francë, Austri, Rusi, Angli, Zvicër etj. Ka realizuar vepra publike dhe ka ndërtuar monumente të shumtë, që sot gjenden të ekspozuara në Itali, Gjermani etj.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat