Vera Grabocka flet për Alketa Vejsiu, mesazhi që dha na preku të gjithëve

Si rrallëherë Vera Grabocka ka folur për herë të parë për Alketa Vejsiun duke komentuar edhe pjesmarrjen e saj në Sanremo.

Ndërkohë që në media përflitej se kishte një qejfmbetje nga ana e Verës, pas deklaratave të Alketës se asaj i ishte besuar drejtimi i Festivalit të RTSH, duke qenë edhe në rolin e drejtoreshës artistike,

Vera Grabocka ka shpërndarë një foto me Alketën, ku e uron për pjesëmarrjen e saj.

Ky urim përkon edhe me nisjen e emisionit ‘Në kurthin e Piter Pan’, ku Alketa është prezantuese dhe Vera regjisore.

Në shkrimin e saj regjisorja kujton edhe miqësinë 20 vjeçare me moderatoren, ndërsa shprehet e lumtur për arritjet e Alketës.

 “20 vjet bashke @alketavejsiu Jam e lumtur se ylli që pashe te ty ditën e parë ,kur ishe vetem 16 vjeç, sot shkëlqen dhe jo vetëm në Shqipëri, por nisi të shfaqet si befasi në skenën e një bote më të madhe… Është talenti dhe vullneti tënd unik që ke arritur në këtë majë..! Për të gjitha sukseset e tua në botën e spektakleve televizive…dhe për ty, si artiste dhe kolege e denjë dhe e çmuar, jam e lumtur pa fund”, shkruan Vera Grabocka.