Tashmë veriu i Kosovës po i kthehet normalitetit, kjo pas marrëveshjes së arritur në Bruksel me Serbisë dhe Kosovës.
Njësitë speciale ishin vendosur aty të hënën e 20 shtatorit, pas vendimit të qeverisë për reciprocitet me targat e automjeteve të Serbisë, janë larguar vetëm sot, pasi 2 tetori ka qenë dita dhe afati i tërheqjes sipas marrëveshjes së arritur nga Kosova e Serbia në Bruksel.
Tërheqja e policisë së Kosovës, ka ndodhur pas largimit të barrikadave nga serbët lokalë, që e kishin bllokuar rrugën me kamionë e mjete tjera të rënda ditën kur policia ishte vendosur në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, raporton Express.
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut.

