fbpx

Veseli: Kosova ka nevojë për unitet të brendshëm në raport me dialogun me Serbinë

Kadri-Veseli-2.jpg

Kryetari i parlamentit të Kosovës Kadri Veseli ka ftuar në një takim presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, në mënyrë që të koordinohen bashkërisht për dialogun Kosovë-Serbi.

Takimi është thirrur për të mërkurën në ora 10:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Një ditë para këtij takimi, Veseli ka deklaruar se Kosova ka nevojë për unitet të brendshëm në raport me dialogun me Serbinë dhe, sipas tij, kjo është e vetmja perspektivë reale që i duhet vendit, institucioneve dhe qytetarëve.

Në të kundërtën, ka shtuar ai, çdo devijim nga përpjekja për unitet është në dëm të Kosovës. Të tillë ai e sheh thirrjen edhe të një seance tjetër për dialogun nga LDK dhe VV, ndërkohë që një ftesë për takim që i shërben konsensusit edhe më të madh lidhur me këtë çështje ishte bërë paraprakisht prej tij.

“Në këtë fazë, ne nuk duhet të merremi me njëri-tjetrin, me ligjërime partiake, me pretendime për të dalë moralisht triumfues.

Ne jemi në një periudhë të rëndësishme politike dhe kjo është më se e qartë. Ka një intensifikim përpjekjesh për të arritur një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Serbinë, nga e cila tashmë është evidente se ne presim asgjë më pak sesa njohjen nga Serbia, anëtarësimin në OKB, si dhe rrugën e qartë të integrimit në NATO dhe BE.

Advertisement

Para këtyre zhvillimeve, është obligim primar i yni, si përfaqësues politikë të qytetarëve, që të jemi në kulmin e ndërgjegjësimit politik e institucional dhe të kemi një qasje racionale ndaj procesit të Dialogut.

Ne duhet t’i lexojmë me kujdes edhe mesazhet e partnerëve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë që ftojnë për unitet politik, në mënyrë që secili hap i procesit të dialogut të jetë i koordinuar dhe në funksion të arritjes së marrëveshjes që përmbush pritjet tona të drejta.

Për këtë arsye, kam kërkuar që i gjithë spektri politik të bashkohet para kësaj përgjegjësie, në mënyrë që të këshillohemi dhe të unifikojmë qëndrimet tona, për t’ia lehtësuar punën edhe Ekipit Negociator edhe Qeverisë e Presidentit, që mënyrë që Kosova ta ketë një perspektivë unike në fazën finale të Dialogut”-është shprehur Veseli. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *