31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Veseli: Nuk do i ftohim raportet me SHBA

spot_img

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar ditën e sotme se Kosova nuk do lejojë ftohjes e raporteve apo marrëdhënieve me SHBA. Këto fjalë, Veseli i ka thënë gjatë hapjes së qendrës së inovacionit dhe ndërmarrësisë në Mitrovicë.

“Procesi i dialogut do të jetë përfundimtar, nga i cili Kosova do të marrë ulësen e OKB-së. Ne Mitrovicën nuk e kemi as me shitë, as me ble, e as me mbrojtë vet. Ne duhet të respektojmë kushtetutën e Kosovës. Vendimmarrja do të jetë në institucionet e Kosovës”, tha Veseli.

Më tej, kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se Serbisë do i përgjigjen ashtu siç i takon. Lidhur me Kosovën, ai tha se ka vetëm një orientim që është perëndimor. “Ne nuk do të lejojmë ftohje me SHBA-në. Në të njëjtën kohë është ekonomia e lirë e tregut dhe inovacionit e ndërmarrësia e cila do të zhvillohet në vend. Kosova është e të gjithë neve”, përfundoi ai./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat