Veseli për “Deutsche Welle”: Pas 10 vitesh shpresoj në liberalizim vizash me Kosovën

veseli.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë ekskluzive me “Deutsche Welle”, deklaroi se shpreson shumë që me ndihmë e Gjermanisë, qytetarët kosovarë të fitojnë liberalizimin e vizave pas 10 vitesh.

“Unë jam i lumtur të them se Gjermania nuk do të jetë kundër liberalizimit të vizave. Po flas aq sa kuptova prej takimeve të mia. Besoj shumë në vendimin e Gjermanisë për liberalizimin e vizave. Kjo më është thënë fare drejtpërdrejt. Është e vërtetë se kemi disa sfida me disa vende të Bashkimit Europian, por shpresojmë se me përkrahjen e një shteti mik si Gjermania do të arrijmë që qytetarët tanë, pas dhjetë vitesh, të lëvizin si qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Veseli.

Sipas kryeparlamentarit të Kosovës, rreziku i emigracionit “është i paqenë” në rastin e Kosovës: “Kosova ka sfidat e veta për të forcuar shtetin ligjor dhe ekonominë, por rreziku i emigracionit nga Kosova është i paqenë, për vetë faktin se jemi 1.7 milionë banorë. Jemi duke menduar se si do t’i kthejmë njerëzit tanë në Kosovë, kemi mungesa të fuqisë punëtore në sektorin e bujqësisë, në sektorin e ndërtimit. Tani edhe në sektorin shëndetësor janë duke na i marrë kuadrot. Po punojmë që njerëzit të mos ikin”.

scroll to top