Veseli: Qeveria nuk do të bierë për shkak të taksës së Serbisë

Në fjalimin e tij në seancën solemne të 11 vjetorit të Pavarësisë, Kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur rreth taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Duke përmendur sakrificat deri në shpalljen e Pavarësisë, Veseli ka thënë se kosovarët duhet ta mbajnë aleancën me amerikanët, e edhe t’i dëgjojnë ata.

Kësisoj ai edhe në këtë seancë solemne ka kërkuar pezullimin e taksës, ashtu sic po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë ai konfirmuar se Qeveria nuk do të bie për shkak të taksës, ndonëse qëndrimet e liderëve institucionalë janë të kundërta.

“Si lider i koalicionit, raporti me Serbinë nuk do të lejojë që të krijojë destabilitet në institucionetn e Kosovës. Qeveria nuk do të bjera për shkak as të Serbisë”, ka thënë Veseli.

Por, ai i ka dhënë edhe një mesazh kryeministri Ramush Haradinajl, i cili deri tash ka refuzuar që të pezullojë taksën.

“Vendimmarrja shtetërore s‘duhet të jetë kritikë personale. Në vendimmarrjen shtetërore asgjë s’duhet të ketë personale”, tha kryeparlamentari.