Veseli: Vijat e kuqe janë për korrupsionin dhe Serbinë, jo për shqiptarët

Ndërsa partitë tjera politike kanë folur për vija të kuqe lidhur me koalicionet zgjedhore, Kadri Veseli ka thënë se ai dhe partia e tij PDK i kanë vetëm dy vija të kuqe: për korrupsionin dhe për Serbinë.

PDK ka vija të kuqe, ka vija të kuqe të trasha. Në rend të parë, ndaj Serbisë. Sovraniteti dhe integriteti territorial do të jetë i pacenueshëm përjetë, për aq sa fuqizimi i shtetit tonë. Ka edhe disa vija të kuqe. Të gjithë të korruptuarit, ata që i përkrahin të korruptuarit dhe nepotizmin, nuk kanë me pasë vend në qeverisjen dhe në partneritetin me PDK-në. Po ua jap fjalën”, ka deklaruar Veseli.