fbpx

“Vështirë të dallosh Omicron nga gripi”, flet Skënder Brataj: Të blesh certifikatën e vaksinimit është njësoj si të paguash për vdekjen

800-0-61a7dbbf1b6bf.jpg

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj së fundmi ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Fillimisht, Brataj theksoi se është e vështirë të dallosh nëse je i infektuar me variantin Omicron apo ke grip, pasi shenjat janë shumë të ngjashme.

“Është shumë e vështirë të bësh dallimin mes gripit dhe Omicron sepse janë shumë të ngjashëm në shenjat që japin, dhimbja e fytit, hundët. Si gripi të njëjtat shenja jep dhe Omicron. Në 2-3 ditë të jep shenja dhe simptoma. Koha e ekspozimit për t’u infektuar është shumë më e shkurtër te Omicron. Shqipëria është në valën e pjesës më të madhe të Omicron. Telefonatat që na vijnë janë tipike të Omicron, me simptoma që zgjasin më pak. Besoj kemi më shumë raste me Omicron sesa me Delta. Më shkruajnë qytetarët që ka kapur të gjithë familjen, që është tipike e Omicron“, tha ai.

Sa i takon masave, Skëndër Brataj thotë se ato janë por thjesht duhet të respektonm, duke nënvizuar si më të rëndësishëm vaksinimin e detyruar.

“Masat u shtrënguan dhe në fillim të vitit u vendos greenpass . Omicron tani e ke bërë apo jo vaksinën nuk i shpëton dot askush. Ata që nuk kanë bërë vaksinën, do të paguajnë çmimin më të lartë, sepse ata që nuk e kanë kaluar dhe janë të pavaksinuar do e kalojnë me me vështirësi. Masat po të respektohen, mbi të gjitha vaksinimi, janë masat më të mira. Masat e përkohshme janë dhe mbyllja e klasave ku ka numër të lartë të infektuarish. Sapo zbulohet personel mjekësor i infektuar sigurisht që izolohet dhe mbahen në vëzhgim kush ka punuar me ta. Spitalet duhet të kthehen përsëri si në momentin e parë që asnjë familjar të mos lejohet të futet brenda siç bëhet te infektivi me 2-3 familjarë për një të sëmurë. Nuk kanë çfarë të bëjnë sepse për ta kujdeset personeli mjekësor”, u shpreh ai.

Një keqardhje të madhe Brataj e kishte për qytetarët që blejnë certifikatën e vaksinimit, duke i thënë se po paguajnë për vdekjen e tyre. Kritikës së tij nuk i shpëtojnë as mjekët që abuzojnë në këtë aspekt, për të cilët tha se i “duhet vendosur një kryq i madh” në aspektin profesional.

“Ata persona që mundohen ta marrin me lekë certifikatën e vaksinimit kjo është e tmerrshme. Të blesh vdekjen me lekë që të vërtetosh që ke bërë vaksinën. Dhe pastaj ndodh që infektohet dhe humbet jetën një person që rezulton i vaksinuar por faktikisht nuk e ka bërë, kjo është akoma më e tmerrshme, si do ta vërtetojë komiteti. Si në çdo fushë, dhe në radhët tona ka abuzime, fatkeqësisht. Në radhë të parë si profesionist duhet t’i vihet një kryq i madh nëse zbulohet. Në radhë të dytë ai që shkon për të bërë korrupsion për të blerë certifikatë vaksinimi është akoma më e tmerrshme. Kushdo duhet ta mendojë nga ana personale”, përfundoi ai

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303