22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Vështirësi me gjumin? Ky ushtrim do t’ju ndihmojë që të flini

Mungesa e gjumit varet nga një sërë faktorësh dhe më kryesorja është dieta. Megjithatë, nëse vuani nga pagjumësia, ekziston një procedurë që mund t’ju ndihmojë të flini brenda pak sekondash. Ajo që duhet të bëni fillimisht, është të relaksoni fytyrën tuaj.
Mbyllni sytë dhe merrni frymë ngadalë dhe thellë. Në çdo frymëmarrje, sigurohuni që të relaksoni muskujt tuaj gjithnjë e më shumë, duke filluar me nofullën dhe duke përfunduar me gojën. Më pas, duhet të relaksoni shpatullat tuaja.
Pastaj, duart dhe gjoksin duke vijuar më pas me këmbët. Dhe në fund më e rëndësishmja dhe më e vështira: “zbrazni” mendjen. Nëse është shumë e vështirë për ju që të mos mendoni asgjë, përpiquni të përqendroheni në një imazh relaksues.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat