fbpx

Vetëdorëzohet Klement Balili

Balili.jpg

Eksobari i Ballkanit, Klement Balili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, por sot ai është vetëdorëzuar në polici. Balili kërkohej për trafik droge.

Është ish-kryeministri Sali Berisha që jep një informacion sipas të cilit Balili është vetëdorëzuar në polici i shoqëruar nga Rigels Balili.

Sipas qytetarit dixhital të Berishës, Balili është nisur për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa thuhet se shoqërohet nga nipi i tij, Rigels Balili.

Prej muajit maj të 2016 Klemend Balili, është shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Athinës, që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Balili arriti t’i shpëtonte prangave, ndërsa ka dyshime të forta se operacionet janë dekonspiruar nga njerëz që bashkëpunonin me trafikantin e kërkuar edhe nga DEA amerikane. Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë fakt./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303