fbpx

Vetëflijimi i Zhaneta dhe Anisa Josifit/ E mbijetuara e tragjedisë punësohet te Arkivi i Shtetit

blerta.jpg

Një ngjarje horror ishte ajo që u shënua në Kombinat dhjetë muaj më parë, ku nëna dhe vajza u vetëflijuan ndërsa arriti të mbijetonte vajza tjetër e familjes, Blerta Josifi. Teksa për pak kohë Blerta qëndroi në spital, ku mori kujdesin e duhur mjekësor, ajo pak nga pak rifilloi jetën normale. Sikurse bën me dije ballkanweb, Blerta Josifi, është punësuar një muaj më parë si arkiviste pranë Arkivit të Shtetit, ndërsa po qëndron në banesën ku humbi nënën dhe motrën.

“Me tezen e saj është shoqëruar një 3 apo 4 herë që e kam parë unë. Është e qetë. Këtu lart se kam parë të ngjitet.”, tha banori i zonës.

Ndërkohë pyetjes nëse ia ka idenë nëse është e punësuar, banori tha:

“Për punësim nuk besoj se është në gjendje, të kalojë gjithë atë fatkeqësi.”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303