fbpx

Vetëm 19-vjeç, shoferja del nga rruga bashkë me makinën, ka të lënduar

Uniformat blu kanë bërë me dije pak më parë se një aksident ka ndodhur para 2 orësh në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.  Sipas policisë automjeti tip BMW që drejtohej nga 19-vjeçarja E.D. ka dalë nga rruga.

“Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, shtetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dë.mtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rre.zikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.