“Vetëm Arta Marku mbetet”

arta-marku-3-e1513788460289.jpg

Duke krahasuar ngjarjen në SHBA, ku Prokurori i Përgjithshëm u shkarkua një ditë më parë, me qëndrimin në detyrë të kryeprokurores së përkohshme në Shqipëri, Arta Marku, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka ironizuar.

Sipas tij vetëm Arta Marku mbetet‎.

“Jeff Sessions, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA qe u caktua sipas Kushtetues për të paktën 4 vite u shkarkua nga Presidenti Trump pas vetëm dy vitesh.‎

‎Ama, Arta Marku, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme që u votua kundër Kushtetutës vetëm për 2 muaj, po mbush vitin në detyrën e saj të përkohshme, madje kërkon 200 veta shtesë në personel. Nuk është çudi që ajo të rrijë 4 vite.‎

Kjo reforma jonë në drejtësi duhet eksportuar sepse rezulton një “sukses” qe te le pa fryme. Për shembull, do t’i kishte kursyer Amerikës një muaj debat për gjyqtarin e Gjykatës Supreme, sepse nuk do kishin gjykatë fare”, shkruan Bylykbashi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303