fbpx

“Vetëm gënjeshtra”, Tabaku kapet keq me Ramën: A shikoni më shumë njerëz në punë?

WhatsApp-Image-2020-09-26-at-11.49.32-AM-1.jpeg

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka sulmuar Ramën në lidhje me punësimin.

“Gënjeshtra, gënjeshtra dhe prapë gënjeshtra!” shkruan Tabaku ndërsa shton koha për ndryshim po vjen.

Postimi i plotë:

Hidhini sytë përreth.

A shikoni më shumë njerëz në punë? A sheh njeri më shumë shqiptarë që jetojnë më mirë? Më shumë familje me frigoriferë dhe tryeza të mbushura plot?

Pas 7 vitesh me premtime të pambajtura, ka njeri që mund të besojë vërtet ato që dëgjon nga ky?

Të gjithë shqiptarët e dinë se përsa kohë që do të vazhdojmë në këtë rrugë pa krye, nuk do të ketë as ndryshim, as rimëkëmbje ekonomike dhe as punë për ta.

Koha për ndryshim po vjen. Koha për të zgjedhur po afron!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303