fbpx

Vetëm kështu e fiton titullin United….

7bcd3d5e78a3c5cd1e734d86240de260.png

Nesër luhet klasikja e futbollit anglez mes Liverpool dhe Manchester United. Dy ekipet më fituese në Premier League do të ndeshen mes tyre në mitikun “Anfield”, duke nisur prej orës 17:30. Një përballje titulli, teksa United kryeson me tre pikë më shumë se “The Reds”.

Sir Alex Ferguson e ka provuar shumë herë një përballje të tillë dhe të shumta kanë qenë triumfet ndaj “armiqve” të Liverpool. Ish-trajneri historik i United ka analizuar përballjen e ditës së diel, duke mos e kursyer batutën.“Gjithmonë e kam konsideruar si ndeshjen e sezonit duelin ndaj Liverpool. Po flasim për dy skuadrat më të mira dhe më fituese të Britanisë së Madhe. Nëse United do të fitojë titullin, atëherë duhet të mposhtë Liverpool, një fuqi e vërtetë e Premier.E kam përjetuar te Aberdeen një situatë të tillë. Më duhej të mposhtja Celtic dhe Rangers për të fituar trofe“, deklaron skocezi legjendar, i cili e mbyll me një koment në lidhje me dy sezonin e kaluar, kur Liverpool fitoi Champions League dhe titullin (pas 30 viteve).“Shyqyr Zotit kam qëlluar në pension në dy vitet e fundit. Liverpool ka qenë thjesht fenomenal. Kam një respekt të madh për këtë klub, gjithmonë e kam pasur“, deklaron Sir Alex Ferguson, i cili fitoi gjithçka gjatë 28 viteve që drejtoi Manchester United.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303