fbpx

Vetëm me një çantë dhe nudo në metro, mahnit ‘pantera e zezë’

Ajo është një top modele që ka bërë histori në botën e modës, që pavarësisht moshës vazhdon ende sot të mbetet ndër modelet më të kërkuara.

Naomi Campbell, që pak ditë më parë festoi 50-vjetorin e ditëlindjes është shfaqur e mrekullueshme në disa foto të realizuara në metronë e New York.

Ka qenë pikërisht miku i saj Pierpaolo Piccoli, drejtori krijues i firmës së famshme Valentino, që me rastin e ditëlindjes së modeles ka bërë publike këto foto të patreguara më parë dhe të realizuara për fushatën publicitare të firmës së njohur në 2019.