Vetëm në shtatë ditë, hiqni rrudhat me këtë përbërës

Përgjatë viteve gratë preken nga procesi i plakjes, sidomos të fytyrës prandaj dëshirojnë t’i heqin rrudhat për t’u dukur më të reja.

Shumë femra shpenzojnë shumë para për trajtime të ndryshme dhe krem për fytyrë, edhe që nuk kan efekt.

Hudhra është ilaçi ideal kundër rrudhave. Jo vetëm që ju ndihmon t’i hiqni rrudhat, por hudhrat janë edhe të shëndetshme për shëndetin e përgjithshëm.

Përbërësit

– Një lugë gjelle pluhur argjile (mund ta blini në farmaci)

– Një hudhër

– Një lugë gjelle mjaltë

Fillimisht e preni hudhrën dhe e grini mirë, shtoni një lugë gjelle pluhur argjile dhe një lugë gjelle mjaltë.

I përzieni të gjithë përbërësit deri sa të bëhet një mas homogjene dhe produkti është i gatshëm për ta aplikuar në fytyrë.

Sidoqoftë, duhet të siguroheni që e keni të pastruar mirë fytyrën para se ta vëni atë, dhe pritni 20 deri 30 minuta para se ta pastroni produktin.