20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Vetëm në tetor, 13 ton ushqime të skaduara hynë në Shqipëri

spot_img

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar se nga kontrollet në pikat doganore në periudhën 1-25 tetor ka bllokuar 13.3 ton produkte ushqimore të skaduara që hynë në vendin tonë.

Në Durrës janë bllokuar 4.5 ton oriz që vinte nga Spanja. Ngarkesa në fjalë nuk shoqërohej me certifikatë fitosanitare, gjë që bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Në Qafë-Thanë janë bllokuar 1.8 ton domate nga Lituania, pasi u konstatua prezencë myku.

Te Hani i Hotit janë bllokuar 2.2 ton birrë nga Çekia dhe 4.8 ton produkte ushqimore si, kripë, salcë djathi, patatina, kokoshka dhe çokollatë nga Hungaria. Ngarkesat ishin afër skadencës.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat